SHËRBIMET & KLIENTËT

ÇKA PRODHOJMË & OFROJMË
Kompania Malësia operon që nga viti 1993 në sektorin e përpunimit të mishit dhe prodhimeve të mishit. Gjatë këtyre viteve është afirmuar si prodhuesi më i madh dhe më i rëndësishëm në tregun vendor. Një tjetër element i rëndësishëm është përdorimi i teknologjive të avancuara, të cilat janë pjesë e industris që nga fillimi i prodhimit, e janë rinovuar me kalimin e kohës deri në ditët e sotme. Për të siguruar që produkti përfundimtar plotëson të gjithë elementët e sigurisë sipas standardeve europiane, ushtrohet çdo ditë kontrolli i rreptë mbi higjienën në fabrikë, mbi lëndën e parë dhe studiohen vlerat ushqimore të produktit. Kështu kompania sot ofron në treg shumllojshmëri të produkteve, të shijshme e të shëndetshme, të cilat shpërndahen të freskëta çdo ditë në dyqanet e firmës dhe në rrjetin tregtar të shtrirë në të gjithë vendin.