Ne punojmë gjithë kohën me klientët tanë dhe së bashku ne jemi në gjendje të krijojmë gjëra të bukura dhe të mrekullueshme që me siguri sjell rezultate pozitive dhe kënaqësi të plotë.

Industria e Mishit Malësia

cup and logo

STORIA E SUKSESIT TONË

SH.P.K. Malesia eshte themeluar ne vitin 1993 ka 22 vjet përvoj ne industrin përpunuse te mishit, aktivitet kryesor ka therrjen dhe perpunimin e mishit. Kapacitet aktuale për therrje dhe ato përpunuese te kompanisë jane: 2500 kg mish te freskët, nga kjo sasi 1000 kg shkon në shitje si mish i freskët dhe 1500 kg te tjera shkojnë në përpunim të mishit si ; pleskavicë , virshlle, suxhuk, proshutë ose te shperndara ne sasi sipas llojit : pleskavicë 490 kg , Qofte 200 kg, suxhuk 330 kg, virshlle 340 kg, proshutë 140 kg. Ne kete kompani aktualisht janë të punësuar 17 puntorë, prej të cilëve 2 me detyra ekzekutive, 4 ne përpunim te mishit, 4 ne sektorin e therrjes, 2 vozitesa – shperndares te mishit, 2 shitesa te mishit, 1 agjent tregtar, 1 kontabilist dhe 1 rojtarë.Pervoja e gjate ne treg e therrtores e benë edhe më të fuqishme në aspektin menaxhues. SHPK “Malësia”, tani ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së saj, duke u referuar në ndërtimin e objektit të ri me sipërfaqe 1300m2, i cili përmbush të gjitha kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie me theks të veçantë në lëmine e therrjes së kafshëve të trasha dhe të imëta.

OBJEKTI PËRMBAN DY REPARTE

1. Repartin për therrje të kafshëve i cili ka të instaluar konstruksionin primar per vendosjen e linjes therrese, 6 dhoma manipuluese në procesin e therrjes dhe dy karantin-komore, si dhe
2. Repartin për përpunim të mishit i cili i ka te ndertuar 4 dhoma pune, 6 dhoma ftohese –Komora, 5 dhoma paketuese, si dhe pjesen e ekspedicionit. Cilësia e produkteve të ndërmarrjes ka bërë të mundur që kompania të mbulojë një hapësirë të gjerë të tregut në tërë territorin e Kosovës, duke pasur një fokus të veçantë në regjionin Lindje të Kosovës.
Kapacitet aktuale për therrje të kompanisë jane: 5000 kg mish të freskët. Ndërmarrja përkundër kërkesave të mëdha që ka për therrje – mish te fresket, me kapacitetet momentale nuk mund t’i përmbushë kërkesat që ka nga klientët e saj. Kjo ka quar kompaninë deri tek nevoja për të zgjeruar kapacitetet e saj, përmes instalimit të linjës së re therrëse me kapacitet 250 krerë/ditë kafshëve të trasha dhe 500 krerë/ditë kafshë të imëta. Implementimi i këtij projekti do t’i mundëojë therrtores që t’i plotësojë kërkesat e saj në nivel regjional për kafshë të trasha, ndërsa do të plotësojë edhe kërkesat e klientelës për kafshë të imëta (dele, dhi) në nivel kombëtar.

cup and logo

Video Reklamuese

avatar 1
CERTIFICATË
“Produktet tona janë të çertifikuare nga institucioni HALAL.”